Kryeministri Edi Rama në një komunikim urgjent me mediat, dha arsyet se përse nuk do të zhvillohet mbledhja e përbashkët me qeverinë e Kosovës.
Rama tha se i ka kërkuar Albin Kurtit që para zhvillimit të mbledhjes së qeverive, më parë duhet diskutuar situata në raport me ndërkombëtarët dhe atë që po ndodh në veri të Kosovës.
I pyetur se përse nuk kmunikon me Albin Kurtin, Rama tha se kjo është apsolutisht e pavërtetë.
Pjesë nga diskutimi:
Pyetje: Pse nuk keni komunikimim me zotin Kurti?
Rama: Unë me Albinin komunikoj rregullisht, nga e nxirrni ju që nuk komunikoj. Me qeverinë e Koosvës kemi marrdhënie normale, bëjmë punë me qeverinë e Kosovës. Nuk kemi të njëtin opinion dhe të njëjtin poicion në këtë çështje. tani ka një kurs përplasjeje, jo me ne. BAshkësia Euroatlantike mund të vendosë që mos ritet më në asnjë derë, Shqiëpria derën e ka të hapur. Ne thjeshtë dhe vetëm shikojmë dhe tmerrohemi nga kjo miopi. Unë prapë shpresoj të kemi një takim nesër, ëhstë të kemi një komunikim shterues për këtë çështje. nëse ai ka informacione për rrezik, dhe më bind unë jam i gatshëm të shkoj tek bashkësia dhe të them shiko se ka nëj gjë që duhet marrë seriozisht.