Pse nuk duhet t’i lini fëmijët tuaj të hanë para një ekrani

Shumica e prindërve ndezin një ekran që fëmija i tyre të hajë. Përderisa nuk bëhet herë pas here por është zakon i përditshëm dhe parakusht për të ngrënë fëmijët, duhet të dini se ka pasoja.

Ndër më të rëndësishmet janë këto:

Ai ha në mënyrë mekanike

Fëmija nuk ka kuptim për sasinë, shijen, strukturën dhe temperaturën e ushqimit që ha.

Rreziku i obezitetit rritet

Ushqimi impulsiv dhe i pavetëdijshëm largon mundësinë e zgjedhjes me vetëdije të cilësisë dhe sasisë së ushqimit. Duke i kushtuar vëmendje përmbajtjes që shikon ose dëgjon, fëmija e ka më të vështirë të deshifrojë ndjenjën e ngopjes dhe ai nuk e kupton nëse duhet të ndalojë së ngrëni.

Rreziku i të ngrënit të tepërt rritet

Kur fëmija dhe veçanërisht adoleshenti ha pa u fokusuar në ushqimin e tij, por në celular, ka gjasa që ai të konsumojë një sasi të madhe ushqimi pa e vënë re. /albeu.com


Shtuar 23.02.2023 17:57