Pse Mark Zuckerberg vesh të njëjtën bluzë gri, çdo ditë

Zakonet e njerëzve më të pasur dhe më të suksesshëm në planet ngjallin gjithmonë interes. Nga tre gjërat që Bill Gates ka gjithmonë në tavolinën e tij për të qenë më produktiv, te rutina e përditshme e mëngjesit e Elon Musk që e ndihmon atë të krijojë ide të reja.

Secili ka veçoritë e veta, por pothuajse asnjëra prej tyre nuk mund të krahasohet me atë të themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg. Nëse e keni parë, prej shumë vitesh, biznesmeni amerikan ka zgjedhur të ketë në dollapin e tij vetëm bluza gri , me mëngë të shkurtra dhe me mëngë të gjata, për t’iu përshtatur kushteve të motit.

Çdo mëngjes ai shkon në zyrën e tij i veshur me atë bluzë gri. Pa kostume, pa kravata, pa veshje zyrtare. Në fakt, ai respekton me nderim kodin e veshjes, përveç në disa raste, në të cilat është detyruar nga rrethanat.

Pse po e bën këtë?

Siç ka thënë ai në një intervistë të mëparshme: “Dua ta formësoj jetën time në atë mënyrë që të më duhet të marr sa më pak vendime të jetë e mundur , përveç mënyrës se si mund t’i shërbej më mirë komunitetit të Facebook. Jam shumë me fat që kur zgjohem çdo mëngjes, u shërbej më shumë se një miliard njerëzve. Dhe ndihem sikur nuk po e bëj mirë punën time nëse shpenzoj energjinë time për gjëra të padobishme”. /albeu.com