Pse janë nordikët më të lumturit?

Nordikët po fitojnë gjithmonë garën e lumturisë. Finlanda zuri vendin e parë për të pestin vit radhazi, e ndjekur nga Danimarka, Zvicra dhe Islanda.

Disa vite më parë, një studim hulumtues sugjeroi se nordikët janë gjenetikisht të ‘detyruar’ të jenë më të lumtur. Por sipas Raportit Botëror të Lumturisë, këto teori nuk janë të sakta, shkruan Euronews.

A ndikon paraja në lumturinë e tyre?

Po, vendet nordike janë të gjitha relativisht të pasura dhe të lumtura, por jo të gjitha vendet relativisht të pasura janë të lumtura si nordikët. Singapori, një nga më të pasurit në botë, ndodhet në vendin e 27-të, ndërsa Kuvajti, i pesti më i pasur në botë, është përsëri në vendin e 54-të.

Faktori i vetëm i parasë që duhet të shqyrtojmë është se vendet nordike janë të njohura për nivele të ulëta të pabarazisë në të ardhura.

A janë biologjikisht të predispozuar për të qenë të lumtur?

Shkenca na ka thënë prej vitesh se gjenetika luan një rol në shpjegimin e kënaqësisë së njerëzve me jetën e tyre. Por, studimet na tregojnë se 60 deri në 70 për qind e ndryshimit në lumturinë mes njerëzve shkaktohet nga faktorë mjedisorë, kështu që vetëm 30 deri në 40 për qind e mbetur i atribuohet gjenetikës.

Faktorët që ndikojnë në lumturinë e njerëzve:

Këto kanë një ndikim të rëndësishëm dhe pozitiv në kënaqësinë e jetës. Të dhënat tregojnë se njerëzit janë më të kënaqur me jetën e tyre në vendet ku ka cilësi institucionale. Kjo zakonisht ndahet në cilësinë demokratike dhe cilësinë e ofrimit. Kjo nënkupton: pensione të mira, leje prindërore, mirëmbajtje për të sëmurët dhe invalidët, shëndetësi dhe arsim falas, përfitime solide të papunësisë.

Një nga eksperimentet që ata kanë zhvilluar për të testuar dhe vërtetuar rëndësinë e besimit është pyetja drejtuar njerëzve nëse mendonin se portofolin e tyre do t’u kthehej nëse e humbnin atë.

Njerëzit që i besonin se kuletat e tyre do të ktheheshin, e konsideronin veten më të lumtur.

Studiuesit kanë dalë me një lidhje të fortë midis taksimit progresiv – një normë tatimore që rritet me rritjen e shumës së tatueshme dhe vlerësimit të njerëzve se sa të lumtur janë ata.

Taksimi progresiv çon në lumturi nëpërmjet të mirave publike dhe të përbashkëta si kujdesi shëndetësor, arsimi dhe transporti publik që tatimi ndihmon për të financuar.

Nëse shikoni mbizotërimin e emocioneve pozitive në vende të ndryshme në të gjithë raportet e Lumturisë Botërore, Amerika Latine zakonisht zë vendin e parë, megjithatë këto vende nuk arrijnë as në 20 vendet e para në renditjen e përgjithshme për lumturinë.

Nga ana tjetër, vendet nordike dalin si më të lumturat, por nuk është vendi ku njerëzit shfaqin emocione pozitive.