Teksa lufta në Ukrainë po vijon në muajin e saj të tretë, një sasi e madhe gruri raportohet të jetë vjedhur nga forcat ruse.
Sipas burimeve nga dega e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes ukrainase, bëhet me dije se gruri i vjedhur nga trupat ruse në zonat e pushtuara tashmë po dërgohet jashtë vendit.
Drejtoria e inteligjencës pohoi se “një pjesë e konsiderueshme e grurit të vjedhur nga Ukraina është e ngarkuar në anije që mbajnë flamurin rus në Mesdhe”.
“Destinacioni më i mundshëm është Siria. Drithërat mund të kontrabandohen prej andej në vende të tjera në Lindjen e Mesme”, tha ai.
Drejtoria tha gjithashtu se rusët “vazhdojnë të eksportojnë ushqime të vjedhura në Ukrainë në territorin e Federatës Ruse dhe Krimesë së pushtuar”.
Gjithashtu, drejtoria tha se në një nga zonat kryesore të prodhimit të drithit në rajonin e Zaporizhzhias, farat e drithit dhe lulediellit po përgatiten për transport drejt Rusisë, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
“Një kolonë kamionësh rusë është larguar nga qyteti Enerhodar, i cili është gjithashtu në rajonin e Zaporizhzhias, e që ruhet nga ushtria ruse. Destinacioni përfundimtar i kolonës ishte Krimea”, tha ajo.
Drithëra po vidhen gjithashtu në rajonin e Kharkiv dhe 1500 ton drithë ishin marrë nga fshati Mala Lepetykha në rajonin Kherson në Krime.
Javën e kaluar, Ministria e Mbrojtjes tha se gati gjysmë milioni ton metrikë grurë ukrainas tashmë ishin vjedhur.