Pse është e rëndësishme t’i mësoni fëmijët të bëjnë punë shtëpie

Shumica e prindërve presin derisa fëmija i tyre të rritet mjaftueshëm për të filluar të bëjë punët e shtëpisë. Por e vërteta është se që në moshë të vogël një fëmijë mund të bëjë shumë punë në shtëpi dhe kjo ka shumë më tepër përfitime nga sa mund të imagjinoni.

Sigurisht që ne nuk synojmë ta vendosni fëmijën tuaj të bëjë pastrim të përgjithshëm, por ai me siguri mund t’i marrë lodrat e tij dhe t’i ruajë në kuti, t’i palos rrobat dhe të rregullojë shtratin, të vendosë rrobat në shportë ose të përgatisë tryezën e ngrënies me një pak ndihmë nga ju. Por çfarë i ofron e gjithë kjo?

-Fëmija e kupton që në moshë të vogël se është anëtar i familjes dhe se përveç të drejtave ka edhe detyrime.

-Bëhet më i përgjegjshëm dhe në të njëjtën kohë ndjen se kontribuon në funksionimin e mirë të shtëpisë.

-Fiton aftësitë e nevojshme për të filluar dhe përfunduar një detyrë.

-Ai mëson të menaxhojë më mirë kohën e tij dhe bëhet më organizativ.

-Kur ia del mbanë me detyrat që i janë caktuar, i forcohet vetëvlerësimi.

Shumica e fëmijëve i shohin detyrat e shtëpisë argëtuese dhe i trajtojnë si një lodër. Mos hezitoni të vendosni muzikë ose të këndoni me ta kur ata janë të përfshirë.

Gjithashtu, do të ishte mirë që të mos përdorni punët si ndëshkim (p.sh. nëse nuk rri urtë, do tdo rregullosh dhomën tënde), sepse atëherë fëmija do t’i trajtojë ato si diçka negative./albeu.com