Pse duhet të hani një avokado në ditë?

Avokadoja është një nga frutat më të shijshme dhe më të shëndetshme. Ky frut është i pasur me me kalium, përmban yndyrna të mira, ka sasi të larta të proteinave etj.

Më poshtë albeu.com do t’ju tregojë disa përfitime që merrni nga konsumi i tij:

Zvogëloni rrezikun  e sëmundjeve të zemrës

Sëmundjet e zemrës shpesh lidhen me dietën e dobët dhe mënyrën e jetesës. Prandaj, zgjedhja e duhur e ushqimit është thelbësore. Avokadot përmbajnë nivele të ulëta të yndyrnave të mira, të cilat kanë një efekt pozitiv në sistemin kardiovaskular. Yndyra e pangopur në dietën tuaj gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit LDL (kolesteroli i keq), duke ruajtur kolesterolin HDL (kolesterol i mirë).

Përveç yndyrnave të mira, avokadot përmbajnë gjithashtu një larmi të gjerë lëndësh ushqyese, përfshirë antioksidantë. Ky frut mund të ndihmojë në parandalimin e inflamacionit dhe stresit oksidativ në enët e gjakut ndërsa përmirëson rrjedhën e gjakut.

Kontribuon në humbjen e peshës

A keni menduar ndonjëherë të konsumoni yndyrë për të ndihmuar në humbjen e yndyrës? Studimet e fundit tregojnë se avokadot ndihmojnë në ruajtjen e një indeksi të shëndetshëm të masës trupore (IMB). Konsumi i tij ndihmon gjithashtu për të rritur ndjenjën e ngopjes dhe për të zvogëluar dëshirën për ngrënie të tepërt. Çdo frut përmban rreth 14 gramë fibra, të cilat kontribuojnë në ngopjen dhe humbjen e peshës.

Mbron lëkurën dhe sytë

Ka disa lëndë ushqyese (karotenoide dhe luteinë) në avokado që mund të ndihmojnë në ngadalësimin e dëmtimit të shikimit. Të njëjtët lëndë ushqyese mbrojnë lëkurën nga rrezatimi ultraviolet, duke e bërë atë të shkëlqyeshëm dhe të shëndetshëm.

Rregullojnë presionin e gjakut

Duke qenë se avokadot janë një burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, ato mund të ndihmojnë në uljen e presionit të lartë të gjakut. Kaliumi është i rëndësishëm në trupin, së bashku me natriumin, sepse rregullon ekuilibrin e ujit dhe ekuilibrin e acidit në gjak dhe indet. Kështu, për shumicën e njerëzve me presion të lartë të gjakut, rritja e marrjes së kaliumit është një mënyrë shumë e besueshme për të ulur presionin e gjakut. Kaliumi është gjithashtu i rëndësishëm për rritjen normale dhe ndërtimin e muskujve./albeu.com

Shtuar 8.07.2021 14:53