Pse duhet ta mbroni siç duhet lëkurën nga dielli

Kujdesi dhe mbrojtja e lëkurës nuk njeh stinë. Është diçka që ne duhet ta bëjmë çdo ditë. Me mbërritjen e verës duhet të jemi edhe më të kujdesshëm kur bëhet fjalë për lëkurën tonë. Më poshtë albeu.com do t’ju tregojë pse duhet të kujdeseni për lëkurën.

Me ekspozimin tonë në diell, melanocitet në lëkurë sekretojnë melaninë, në një proces të mbrojtjes së lëkurës nga rrezatimi ultraviolet UV. Në njerëzit me lëkurë të ndjeshme kjo procedurë nuk është e mjaftueshme dhe mund të çojë në djegie nga dielli. Por, kjo nuk do të thotë se njerëzit me lëkurë më të errët nuk kanë nevojë për mbrojtje. Kategoritë e njerëzve që duhet të mbrohen kur ekspozohen ndaj diellit janë:

– njerëz me histori familjare të melanomës

– të gjithë ata që kanë një numër të madh nevi në trupin e tyre, dhe veçanërisht në zonat e ekspozuara

– njerëz që marrin ilaçe (p.sh. antibiotikë, kontraceptivë)

– pacientë me puçrra të trajtuar me preparate lokale (retinoide, acid azelaik, AHA)

– personat me fotodermatit.

Veçanërisht, ata që kanë një numër të madh të nevuseve në trupin e tyre rekomandohet të kontrollojnë dhe regjistrojnë ndryshimet e mundshme në nevus të paktën një herë në vit. Vihet re se 90% e rasteve me melanoma mund të trajtohen nëse diagnostikohen herët./albeu.com


Shtuar 11.06.2021 17:36