“Pse bën zhurmë?”/ Sherr midis fqinjëve në Durrës, 40-vjeçari qëllohet me armë zjarri

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Shtetasit, Mikel Spirollari është qëlluar me dy plumba nga fqinji i tij dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Paraprakisht bëhet me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasit Gentian Kuqi.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal. Shkak ishte zhurma që bëhej në banesën e të plagosurit Spirollari.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj, bën me dije se Gentian Kuqi i ka kërkuar llogari fqinjit të tij në të njëjtin pallat se “pse bëni zhurmë se na shqetësoni” dhe më pas e ka qëlluar me dy plumba. Pas ngjarjes, autori është larguar dhe policia ka nisur punën për arrestimin e tij.


Shtuar 25.01.2024 23:03