PS vendos diktatin në 4 bashki, fiton me diferencë ndaj kundërshtarëve

E diela e 14 majit ishte ditë zgjedhjesh në shqipëri, ku prej orës 07:00 të mëngjesit e deri në orën 19:00 të mbrëmjes qytetarët u janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për katër vitet e ardhshme.

Në tre Bashki, atë të Elbasanit, Kamzës dhe Vorës, votimi u krye me elektronikë, çka bëri që edhe rezultati të dlite para bahskive të tjera.

Por edhe pse nga kryekomisionore, Ilirjan Celibashi, u tha fillimisht se rezultati në këto 3 bashki do të dilte 30 minuta pas përfundimit të procesit të votimit, nuk ndohhi kështu, madje në qytetin e Elbasanit numëri vijoi edhe përgjatë natës të së hënës.

Duhet theksuar se në të katërta bashkitë e para ku ka përfunduar procesi i numërimit, janë fituar nga Partia Socialiste.

Në Elbasan Gledian Llatja ka siguruar mandiatin e dytë, pasi ka fituar përballë kandiatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Luçiano Boçi me një diferencë të thekuar votash.

Ndërsa që janë numëruar 215 kuti nga 224 në total, Llatja ka marrë 4171 vota, kundrejt 26826 votave të Luçiano Boçit.

Ndërkohë një rezultat suprprizë ishte ai i Bashkisë së Vorës, pasi jo vetëm u thye miti që ko bashki konsiderohej një bastion i djathtë, por diferenca e votave që mori kandidati i majtë përballë atij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ishte mjaft i madh.

Kandidati i PS, Blerim Shera, ka marrë 9638 vota ose e thënë ndryshe 73.53%, ndërsa kandidati i koalicionit “BF”, Indrit Hoxha ka marrë 3471 vota, ose ndryshe 26.48%.

Sa i përket Bashkisë së Kamzës, edhe aty ka një rezultat surprizë, pasi deiferenca e kandidatit socialist rakip Suli, përballë dy kandidatëve të tjerë ëhstë sërish e konsiderueshme, apsi ai ka marrë mbi 60% të votave.

Pas numërikmit të votave në Kamëz rezulton se Rakip Suli ka marrë 27926 vota e thënë ndryshe 60.36%, kandidati i “BF” Arjan Hoxha ka marrë 16341 vota, ose ndryshe 35.32%, kurse kandidati i PD, Bliblil bajraktari ka marrë vetëm 2 mijë vota.

Edhe në Bashkinë e Pusecit kandidati i majtë ka fituar sërish, po me diferencë me kundërshtarin. Në këtë bashki kandidati i PS, Pali Kolefski, ka marrë 63.76% të votave, kundrejt 36.24% që ka marrë kandidati i “BF”, Pandi Jani.


Shtuar 15.05.2023 02:32