PS tërhiqet nga amnistia penale, Partia e Lirisë: Kuvendi është kthyer në pazar hajdutësh

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar për seancën e sotme plenare, ku pritej të kalonte për votim amnistia penale, por burime bëjnë me dije se PS do e heqë nga rendi i ditës.

Në një postim në “Facebook”, Vasili shkruan se Kuvendi është kthyer në pazar hajdutësh, ku interesat heqin e fusin ligjet sipas pazareve dhe ryshfeteve.

“Amnistia, Rilindja e kthen Kuvendin ne pazar hajdutesh! Kuvendi i Nikolles është zhytur ne kaos dhe paligjshmeri totale ku interesat mafioze te Rames dhe hajduteve te tij heqin dhe fusin ligjet sipas pazareve, qe bëjnë lapangjozet e rilindjes me njeri tjetrin dhe sipas ryshfeteve, qe kane marre.

Dhe kane surrat e flasin per rregulla e ligje keta ordinere qe nga kryeministri e deri tek ministrat e tij karagjoze. Keta xhagajdure te parasë, qelben ere hajduteri ashtu si i pari i tyre Rama.

Por te mos te harrojne kurre se njerezit e thjeshte shohin, degjojne dhe mbajne shenim çdo gje dhe do tjua kthejne turive 100 fish ketyre ordinereve me mjeker e pa mjeker, dy metrosh apo 1.5 metra qofshin”, shkruan Vasili.


Shtuar 22.02.2024 09:39