Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi i është përgjigjur deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili refuzoi ndryshimet e propozuara nga opozita për ndarjen e re territoriale.
Reagimi i Dhurata Çupit:
Është tallje me qytetarët që duan ndryshim të hartës.
Është tallje me partnerët që u angazhuan në proces. Është tallje me parlamentin. Është shpërdorim i taksave të qytetarëve, për një proces të paracaktuar nga vullneti i Edi Ramës.
Edi Rama ka frikë të përballet në një betejë të vërtetë elektorale dhe kërkon rezultat ne tavoline. Kështu ka bërë në çdo zgjedhje. Kur ndryshoi hartën territoriale në 2015, kur ndryshoi në mënyrë të njëanshme sistemin zgjedhor.
Edi Rama ka frikë nga vota. Përgjigja e qytetarëve do të jetë referendumi. Ne do të kërkojmë referendum për ndryshimin e hartës territoriale.
Askush nuk mund të dalë mbi vullnetin e zgjedhësve. As Edi Rama.