Ndërkohë që Ilir Meta tha sot se do të jetë në detyrë deri në 24 korrik të vitit 2022, Partisë Socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit. Siç raporton gazetarja Esiona Konomi deputetëve socialistë u ka mbërritur një mesazh në telefon.
Deputetëve u kërkohet që të jenë prezencë pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit. PS e akuzon Metën për shkelje të rënda përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore.
“Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit,” thuhet në mesazh.