Partia Socialiste duket se ka siguruar fitoren në Elbasan dhe një mandat të dytë të Glejdan Llatjas, kur kanë mbetur pak kuti për t’u numëruar.
Llatja kryeson me 56.02% të votave kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi.
Po ashtu ka nisur edhe numërimi për Këshillin Bashkiak, ku PS ka një avantazh të dukshëm
Socialistët kanë marrë mbi 49% të votave, kundrejt 23% të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, përkthyer në 28 mandate, kundrejt 13.
Ndërkohë, 7 mandate shkojnë për Partinë Demokratike të Enkelejd Alibeajt dhe një për Partinë Socialdemokrate.