PS mbledh Kongresin e Jashtzakonshëm në 4 nëntor, çfarë pritet të ndodhë

Partia Socialiste do të zhvillojë të shtunën e ardhshme më 4 nëntor, Kongresin e Jashtëzakonshëm.

Burime bëjnë me dije se në këtë Kongres të Jahstëakonshëm të thirrur nga kryeministri Edi rama, njëherësh kryetar i PS, pritet të zgjidhet Sekretari i përgjithshëm, vend i lënë vakant pas shkarkimit të Damian Gjiknurit në Kongresin e 4 shtatorit.

Në Kongres pritet që të votëbesohet Sekretari i Përgjithshëm i PS, ku mes kandidatëve është edhe Blendi Klosi, që më herët mbante detyrën e sekretarit organizativ do të votëbesohen për të nisur punën në postet drejtuese në parti.

Gjithashtu numri dy i partisë, Blendi Klosi do të prezantojë para delegatëve platformën për forcimin dhe organizimin e mazhorancës socialiste, si një parapërgatitje për vitin zgjedhor.

Organi më i lartë vendimmarrës i PS do të mblidhet sërish në fillim të verës së vitit të ardhshëm, i cili përpos piketave për zgjedhjet parlamentare të 2025 do të jetë një Kongres Zgjedhor, ku në mes të socialistëve do të ketë sërish ndryshime, pasi forumet e kësaj force politike do t’i nënshtrohen votës së delegatëve.


Shtuar 29.10.2023 15:33