Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dha në seancën plenare të djeshme sinjalin e parë për një bashkëpunim të mundshëm me opozitën.
Gjatë fjalës së tij, Balla deklaroi se ritmi i punës së Kuvendit gjatë këtij sesioni duhet të ndryshojë, në përputhje me kërkesat e procesit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Të lidhura
None found
Ai bëri të ditur se grupi parlamentar i Partisë Demokratike kishte kërkuar nga qeveria listën e plotë të projektligjeve që duhet të miratohen gjatë këtij sesioni. Sipas tij, lista do t’i përcillej zyrtarisht opozitës, përmes ministres së Marrëdhënieve të Parlamentit.
Kërkesa është plotësuar në përfundim të seancës, kur Taulant Balla i ka dorëzuar grupit parlamentar të Partisë Demokratike listën e akteve ligjore që duhet të përafrohen me legjislacionin e Bashkimit Europian.
Dokumenti përmban 41 projektligje. Ato pritet të shqyrtohen fillimisht në komisionet parlamentare dhe më pas të votohen në Kuvend, me synim avancimin e procesit dhe mbylljen e kapitujve të negociatave.
Kapitulli 13 – Peshkimi dhe Akuakultura
1. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në “Ligjin Nr.64/2012 “Për Peshkimin”” – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Kapitulli 7 – Pronësia Intelektuale
2. Projektligji “Për ndryshime në Ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit” (i ndryshuar)” – Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
3. Projektligji “Për disenjot” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
4. Projektligji “Për Treguesit Gjeografikë dhe Produktet Artizanale dhe Industriale” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
5. Projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 52/2025 “Për markat tregtare” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 53/2025 “Për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Kapitulli 6 – Legjislacioni për shoqëritë tregtare
7. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9901, date 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
8. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
9. Projektligji “Për shndërrimin, bashkimin dhe ndarjen ndërkufitare të shoqërive tregtare” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
10. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 131/2015 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, të ndryshuar” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
11. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 236, datë 18.2.2010, “Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Kapitulli 17 – Politika Ekonomike dhe Monetare
12. Projektligj “Për Bankën e Shqiperisë” – Ministria e Financave
13. Projektligji “Për krijimin e Këshillit Fiskal” – Ministria e Financave
Kapitulli 4 – Levizja e Lire e Kapitalit
14. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr.133/2013 “Për sistemin e pagesave” – Ministria e Financave
15. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.55/2020 “Për shërbimet e pagesave” – Ministria e Financave
16. Projektligji “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave” – Ministria e Financave
Kapitulli 5 – Prokurimi Publik
17. Projektligj “Për disa shtesa e ndryshime të Ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar” – Agjencia e Prokurimit Publik
18. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë” – Ministria e Mbrojtjes
Kapitulli 16 – Tatimet
19. Projektligji “Për bashkëpunimin administrativ në fushën e tatimeve dhe shkëmbimin e informacionit tatimor” (DAC 1) – Ministria e Financave
20. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/2020 “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare” (DAC2) – Ministria e Financave
21. Projektligji “Për shkëmbimin automatik të vendimeve tatimore ndërkufitare në avancë dhe Marrëveshjeve të Çmimit në Avancë (MÇA)” (DAC3) – Ministria e Financave
22. Projektligji “Për shkëmbimin automatik të detyrueshëm të informacionit mbi marrëveshjet ndërkufitare të raportueshme” (DAC 6) – Ministria e Financave
23. Projektligji “Shkëmbimi automatik i informacionit nga operatorët e platformave digjitale” (DAC7) – Ministria e Financave
24. Projektligji “Për shkëmbimin automatik të informacionit mbi kripto asetet” (DAC 8) – Ministria e Financave
25. Projektligji “Për deklaratën informative të tatimit shtesë dhe shkëmbimin automatik të saj” (DAC9) – Ministria e Financave
Kapitulli 9 – Shërbimet financiare
26. Projektligji “Për mbikëqyrjen plotësuese të institucioneve të kreditit, ndërmarrjeve të sigurimeve dhe firmave të investimit në një konglomerat financiar” – Ministria e Financave
27. Projektligji “Për tregjet e kripto-aseteteve” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
28. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.9662, datë 18.12.2006, “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë” – Ministria e Financave
Kapitulli 15 – Energjia
29. Projektligji “Për efiçiencën e energjisë” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
30. Projektligji “Për përcaktimin e kërkesave për projektimin ekologjik të produkteve me ndikim në energji” (Ekodizajn) – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
31. Projektligji “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale të sigurisë të naftës bruto dhe nënprodukteve të saj” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Kapitulli 14 – Politika e Transportit
32. Projektligji “Për ndryshimin e Ligjit nr.118/2012 “Për transportin e mallrave të rrezikshme” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Kapitulli 10 – Shoqëria e Informacionit dhe Media
33. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
34. Projektligji “Për shërbimet digjitale në Republikën e Shqipërisë” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
35. Projektligji “Për masat për të ulur koston e vendosjes së rrjeteve të komunikimit gigabit” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
36. Projektligji “Për bllokimin gjeografik dhe format e tjera të diskriminimit bazuar në kombësinë, vendbanimin ose vendin e themelimit të klientëve brenda tregut të brendshëm” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
37. Projetligji “Për rregullat e harmonizuara mbi inteligjencën artificiale” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Kapitulli 32 – Kontrolli Financiar
38. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar” – Ministria e Drejtësisë
Kapitulli 8 – Politika e Konkurrencës
39. Projektligji për ndryshime në Ligjin nr. 9374/2005 “Për ndihmën shtetërore”, i ndryshuar – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore
40. Projekligji “Për financimin e partive politike” – Kuvendi
41. Projektligj “Për donacionet dhe sponsorizimet” – Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
