Provokon Moska, emërton zonën pranë ambasadës britanike si Republika Popullore e Luhanskut

Një zonë në Moskë ku ndodhet ambasada britanike është quajtur Sheshi i Republikës Popullore të Luhanskut, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.

Lëvizja vjen pasi rruga ku ndodhet ambasada amerikane u riemërua me emrin e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut – një kundërpërgjigje jo dhe aq delikate ndaj kundërshtarëve të Rusisë.

E ashtuquajtura Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut janë zona të Ukrainës të kontrolluara aktualisht nga separatistët pro-rusë.

Rusia është i vetmi vend që ka njohur rajonet e shkëputura. Vendimi për të riemërtuar zonën erdhi pasi Rusia shpalli fitoren në rajonin e Luhanskut, duke marrë nën kontroll qytetet e saj kryesore./albeu.com