Provokon ish-presidenti rus: E gjithë Ukraina do të digjet, nëse SHBA dërgon armë të avancuara

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka deklaruar se furnizimi i Ukrainës me sisteme armësh gjithnjë e më të avancuara teknologjikisht do të provokojë më shumë bombardime hakmarrëse nga Rusia.

Ai përmendi gjithashtu doktrinën bërthamore ruse.

“E gjithë Ukraina që mbetet nën kontrollin e Kievit do të digjet” , tha Medvedev në një intervistë me gazetaren Nadana Fridriksson .

Medvedev, i cilitashmë është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, është bërë një nga zyrtarët rusë

Pentagoni amerikan njoftoi të premten se një raketë e re që do të dyfishonte rrezen e gamës së bombardimeve të Ukrainës është përfshirë në një paketë ndihme ushtarake prej 2.175 miliardë dollarësh për Ukrainën./albeu.com/