Revolta në rrugët e Tiranës po vazhdon. Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, protestuesit e zhvendosën aksionin dhe nisën të marshojnë nëpër kryeqytet.
Turma, e cila ruan të njëjtin ritëm dhe intensitet si në minutat e para, po drejtohet drejt bulevardit “Bajram Curri” pa shfaqur shenja lodhjeje apo ngadalësimi. Thirrjet kundër klasës politike po jehojnë në të gjithë qendrën e qytetit.
Të lidhura
None found
Protestuesit po përsërisin pa ndërprerje sloganet “Rama ik!”, “Ju erdhi fundi!”, “Hajdutë!” dhe “Rama në burg, Berisha në burg!”.
