Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, i ka kërkuar ushtrisë që të vendosë rendin, pas trazirave të ndodhura atje.
Gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion, ai bëri thirrje protestuesve që kanë pushtuar zyrat e tij dhe ndërtesat e tjera shtetërore që të largohen prej tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet.
“Ne nuk mund të grisim kushtetutën tonë. Nuk mund të lejojmë që fashistët të marrin pushtetin. Ne duhet t’i japim fund këtij kërcënimi fashist ndaj demokracisë”, shtoi ai.
Një korrespondent i BBC në Colombo thotë se deklarata e fundit e Ëickremesinghe mund të jetë një tregues se ushtria është gati të zbatojë sigurinë në kryeqytet.
Pasi thyen sigurinë, protestuesit u futën në godinën e qeverisë ditën e sotme, ndërkohë që disa ditë më parë dëbuan nga rezidenca presidentin e vendit, i cili më pas u arratis në Maldive.