Një grup protestuesish takohen me përfaqësinë e OSBE në Tiranë: Shprehëm shqetësim për dhunën nga policia! Kërkojmë me çdo kusht dorëheqjen e Ramës!

Një grup protestuesish u takua sot në Tiranë me shefen e zyrës së politikave në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Biseda u përqendrua te zhvillimet e protestës dhe pretendimet për shkelje gjatë veprimeve të policisë.

Sipas njoftimit të protestuesve, ata shprehën shqetësimin për arrestimet dhe dhunën që, sipas tyre, është ushtruar nga Policia e Shtetit.

Të lidhura

None found

Gjatë takimit, protestuesit i kërkuan OSBE-së që raportet e saj të përfshijnë pretendimet për abuzime. Ata kërkuan gjithashtu ndryshime në ligjin zgjedhor dhe shfuqizimin e reformës territoriale.

Protestuesit njoftuan se ky takim shënon fillimin e një serie bisedimesh me përfaqësitë diplomatike në Tiranë, me synimin për t’i informuar ndërkombëtarët për situatën dhe kërkesat e protestës. Sipas tyre, takimet do të vazhdojnë derisa të përmbushet misioni i protestës.


Shtuar më 5.11.2026 15:40

güvenilir bahis siteleri