Teksa vijon situata dramatike në Sri Lanka, ku protestuesit kanë thyer portat dhe kanë hyrë brenda Kryeministrisë, duke “pushtuar” institucionin, kryeministri i vendit, Ranil Wickremesinghe, ka urdhëruar ushtrinë të bëjë “gjithçka është e nevojshme për të rivendosur rendin”.
Aktualisht, Wickremesinghe është emëruar President në detyrë, pas dorëheqjes dhe arratisjes në Maldive të Presidentit Gotabaya Rajapaksa, për shkak të protestave masive që shpërthyen në vend, si pasojë e krizës.
Por, vendimi për të lënë kryeministri në krye të shtetit shkaktoi protesta të mëtejshme edhe më masive, pasi banorët e Sri Lankës kërkojnë edhe dorëheqjen e tij.
Sri Lanka ka vuajtur nga kriza më e rëndë ekonomike ndër dekada, dhe për këtë vendasit fajësojnë administratën Rajapaksa, ndërsa shohin si pjesë të problemit edhe kryeministrin./albeu.com