Ushtarët rusë qëllojnë me armë zjarri protestuesit në Kherson (VIDEO)

Ushtria ruse ka hapur zjarr ndaj protestuesve civilë në qytetin ukrainas Kherson.

Sipas raportimeve, deri më tani të paktën një person ka mbetur i plagosur.

Sipas pamjeve që qarkullojnë në internet, një burrë ka gjakderdhje në këmbë, pasi u qëllua gjatë demonstratës.

Forcat ruse përdorën armë zjarri dhe granata trullosëse për të shpërndarë protestuesit, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax. Imazhet vijnë vetëm disa orë pasi rusët goditën shtëpitë e civilëve në Odessa. Ky është sulmi i parë kundër civilëve në Odessa.

Në Kherson janë zhvilluar vazhdimisht protesta protesta anti-ruse që kur forcat e Moskës morën kontrollin e qytetit në fillim të marsit.

Shtuar 21.03.2022 16:45