Protestuesit marshuan drejt Rinasit/ Policia nis hetimet për bllokimin e autostradës, merr në pyetje disa nga organizatorët

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe rrugës për në aeroportin e Rinasit, pasi protestuesit marshuan për disa orë në autostradë. Mësohet se policia ka marrë në pyetje disa prej organizatorëve të protestës, mes tyre edhe Gent Prognin, i cili në disa pamje del duke drejtuar marshimin.

Siç raportohet, Progni pritet të merret në hetim në gjendje të lirë për disa vepra penale, prishje e qetësisë publike, bllokim rrugësh dhe tubim i paligjshëm. Sipas burimeve pranë policisë, ka qenë Progni që ka njoftuar në fund të tubimit të gjithë protestuesit për marshim të gjatë dhe se duhej të bëheshin gati.

Të lidhura

None found

Edhe sipas videove, policia ka administruar disa pamje filmike të të gjithë orientimit që dyshohet se Progni u ka bërë protestuesve për të vijuar marshimin deri në rrugën e Rinasit. Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, Gent Progni shprehet se një grup protestuesish ka insistuar të vazhdojë marshimin drejt Rinasit, pavarësisht thirrjeve për t’u kthyer pas.

“Një grup që do t’i çoj protestuesit drejt Rinasit. Policia ka dal para. Edhe pse i bëjmë thirrje që të kthehemi, ai grup është shumë i vendosur për të shkuar drejt Rinasit. Qytetarët janë shumë të qetë dhe nuk duan përplasje,” thotë Progni.

VIDEO


Shtuar 15.06.2026 16:08

jojobetjojobetholiganbetcratosroyalbet girişgrandpashabetgrandpashabetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetjojobetcasibombetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabet destekgrandpashabet girişjojobetCasibomjojobetjojobetCasibomCasibomCasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetholiganbetgrandpashabetjojobet