Qytetarët kanë nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të godinës së Kryeministrisë, në ditën e 72-të të qëndresës kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar.
Protestuesit, të pajisur me pankarta dhe të organizuar në grup, po ecin përgjatë bulevardit kryesor, ndërsa nga turma dëgjohen vazhdimisht thirrje kundër kreut të ekzekutivit.
Të lidhura
None found
“Edi Rama o tradhtar!” dhe “Rama jepe dorëheqjen!” janë disa prej brohoritjeve që po shoqërojnë marshimin. Protestuesit kërkojnë largimin e menjëhershëm të Edi Ramës nga pushteti, si edhe dhënien e llogarisë para drejtësisë.
Marshimi vijon drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mbahen fjalimet kryesore të tubimit.
