“Largoni partiçkat e Ramës që duan të marrin zvarrë protestën!”
Kjo është thirrja e mijëra qytetarëve nga bulevardi i protestës në Tiranë, të cilët kërkojnë nga drejtuesit e partive të vogla opozitare që të mos bëhen pjesë e tubimit të tyre, duke i akuzuar se kanë për qëllim prishjen e saj.
Të lidhura
None found
Mijëra qytetarë kanë dalë këtë të enjte në bulevardin qendror të Tiranës, në ditën e pestë të protestës paqësore dhe qytetare, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe ndalimin e projektit për Zvërnecin.
Sot, numri i pjesëmarrësve është më i lartë se herët e tjera dhe për herë të parë, është deklaruar ngritja e një Grupi Nismëtar, që përfaqësohet nga një grup koordinues patriotësh me vlera të larta patriotike, siç u deklarua.
Ndërkohë, mes shumë pankartave është shfaqur dhe kjo me mesazhin e qartë që Agron Shehaj, Adriatik Lapaj dhe Arlind Qori, përfaqësues të partive të vogla, që të mos veprojnë si paterica të pushtetit të Edi Ramës dhe të marrin zvarrë protestën.
Tubimi qytetar vijon prej më shumë se 3 orësh përpara Kryeministrisë dhe janë me mijëra, duke demonstruar se po shtohen çdo ditë dhe pasditen e sotme kanë kërkuar njëzëri që partitë politike të qëndrojnë larg protestës.
