Protestuesi kërkon shpalljen “non grata” të ministres serbe që foli për spastrim etnik në Kosovë

Gjatë tubimit të mbajtur para godinës së Kryeministrisë, një prej pjesëmarrësve mori fjalën për të reaguar ashpër ndaj një deklarate të Snezhana Paunoviç, ministre në qeverinë e Serbisë. Ajo kishte thënë në mediat serbe se po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.

Protestuesi i bëri thirrje shtetit shqiptar që ministrja serbe të shpallet person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë. Në fjalën e tij ai theksoi gjithashtu nevojën që diplomacia e Tiranës dhe ajo e Prishtinës të bashkëpunojnë më ngushtë.

Të lidhura

None found

“Kam qenë edhe javën e kaluar këtu dhe u kam folur. Jam krenar për gjithë këta flamuj. Dua ta nis me një denoncim për një ministre serbe që foli për spastrim etnik,” u shpreh ai. Më pas kërkoi që ajo të shpallet e padëshiruar dhe shtoi se diplomacia shqiptare duhet të jetë më aktive në raport me të huajt. “Duhet të punojmë më shumë në këtë drejtim,” tha.

Ai solli në vëmendje edhe rastin e Kukësit, ku sipas tij është vendosur një doganë prej 5 eurosh, një tarifë të cilën e cilësoi më të lartë se ajo në Shtetet e Bashkuara. Protestuesi theksoi se shqiptarët duan zhvillim dhe anëtarësim në BE, por se pa ndihmën e SHBA-së nuk do t’ia dilnin kurrë. Në fund, ai njoftoi se do të marrë pjesë në samitin e BE-së dhe e mbylli fjalën me fjalët: “Zoti e bekoftë Shqipërinë.”


holiganbetholiganbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabet