Protestë në Maqedoninë e Veriut, mësuasit kërkojnë rritje pagash

Mësimdhënësit nga Sindikata e Pavarur për Arsim dhe Shkencë përmes protestës para Qeverisë kërkuan rritje të pagave në arsim dhe zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes kolektive. Mësuesit thanë se do të shfrytëzojnë të gjitha format dhe mundësitë që paga e tyre të rritet e të mos barazohet me pagën minimale, tashmë 18 mijë denarë.

 “Në këtë kohë është shumë vështirë të jesh mësues. Jemi afër pagës miniale. Që të bëheni mësues ju duhet arsim I lartë. Ne kemi investuar 20 vjet në arsim, që ta kthejmë të njejtën duhet të punojmë deri në pension”, tha një mësues.

“Është mizore të jesh mësues në këtë kohë. Që moti arsimi ka humbur atë që në çdo shtet normal duhet të jetë. Pagat janë mizore ndërsa në bëjmë një punë sa humane aq edhe të rëndësishme, I edukojmë fëmijët që të bëhen njerëz të mirë, por fatkeqësisht arsimin askush nuk e mbështet”, mësues

Për shkak të pagave të ulëta, mësimdhënësit thanë se janë të detyruar të gjejnë edhe një punë të dytë për ti mbuluar shpenzimet e përditshme.

“Mendoj unë që paga e arsimtarit të jetë diku afër 40 mjë denarë dhe ashtu, në atë mënyrë mësimdhënësit do të kenë më shumë motiv për të punuar sepse kështu në këtë gjendje çdo arsimtar është I obliguar që përveç punës në arsim të shohë edhe një punë tjetër sepse me të vërtet nuk mund t’ja dalësh me këto shtrenjtime, me këto ndryshime të çmimeve nuk mund t’ja dalësh me një rrogë arsimi. Kur e gjithë kjo të përmirsohet vetvetiu gjendja e mësimit në shkollat tona do të jetë më e mirë”, mësues

“Të vetmit ne në arsim që dimë ti mësojmë të tjerët, në fakt nuk dimë për veten dhe fëmijët tonë. Nuk dimë të vlerësojmë tonë djersën, punën dhe profesionin tonë. Kemi pranuar që të degradohemi, të frikësohemi, të kërcënohemi, forma të ndryshme nga pozicioni politik dhe klasa politike të cilët ne I kemi ushqyer, ne I votojmë, I përkrahim”, mësues

“Apelojmë dhe njoftojmë se dita ditës do të jemi më të shumtë këtu nëse nuk gjendet një zgjidhje që arsimtari të marrë një pagë dinjitoze në përputhje me ligjet dhe standardet e jetesës”, tha  Tomisllav Gievski, kryetar I Sindikatës së Pavarur për Arsim dhe Shkencë

Ditë më parë edhe SASHK-u paralajmëroi se nuk do të lëshojë pe në negociatat me qeverinë lidhur me rritjen e pagave në arsim. Madje, sipas kreut të saj Jakim Nedellkov, rritja e parë e pagave të punonjëvse të saj duhet të reflektohet që në muajin mars me rritje prej 18 %.

Bashkë me punonjësit në arsim protestuan edhe përfaqësues së Sindikatës së Policisë dhe asaj të pavarur të Policisë. Sipas tyre paga prej 400 euro për policinë është e turpshme dhe demotivuese.

 “Paga e policit është 3000 denarë më pak se paga bazë prej 18000 denarë. Problet në polici janë të mëdha por duhet të fillojmë nga pagat. Nëse ministry Spasovski dëshiron polici të kënaqur dhe qytetarë të sigurt, atëherë patjetër bashkë me Qeverinë duhet të rrisin pagat dhe vlerën e pikëve”, tha  Orce Kocevski, kryetar I Sindikatës së Policisë. /Alsat.mk