Protestat e qytetarëve në vend për rritjen e çmimeve, nisin shoqërimet në polici

Sot ishte dita e dytë e protestës kundër rritjes së çmimeve në vend, ku ndryshe nga dje, pjesëmarrja sot ishte edhe më e madhe dhe e shpërndarë në thuajse të gjitha qytetet e vendit.

Përveçse në Tiranë, ku protestuesit janë zhvendosur nga Kryeministria te Unaza duke bllokuar qarkullimin, në qytetet e tjera është mbyllur.

Mësohet se policia ka nisur me shoqërimet në komisariate. Në Shkodër është shoqëruar organizatori Mirsad Basha, ndërsa në Bulqizë është arrestuar gazetari Sami Curri pasi ka shpërndarë në Facebook thirrje për protestë.

Gjithashtu në Durrës ka pasur dhjetëra të shoqëruar për bllokimin e rrugës.

Në Tiranë po ashtu policia ka nisur të shoqërojë protestues/albeu.com


Shtuar 10.03.2022 19:36