Bllokohet rruga në Prrenjas, policia i shoqëron në komisariat (VIDEO)

Banorët e Prrenjasit kanë protestuar ditën e sotme kundër rritjes së çmimit të karburantit.

Siç shihet në pamjet e siguruara qytetarët kanë fikur makinat duke bllokuar rrugën. Burime bëjnë me dije se policia ka shoqëruar rreth 15 persona.

Kujtojmë se një ditë më parë protesta ka pasur në Tiranë dhe Durrës kundër rritjes së çmimeve. Qytetarët kanë paralajmëruar se do protestojnë çdo ditë.

Taksistët nesër kanë njoftuar se do të protestojnë me makinat e tyre në bulevard ndërsa të shtunën qytetarët do të marshojnë nga sheshi ‘Skënderbej’.


Shtuar 10.03.2022 17:37