Protestat e dhunshme të serbëve në Kosovë, KFOR rrethon me tela me gjemba komunën e Zveçanit

Vazhdojne për të tretën ditë radhazi protestat në veri të Kosovës. Qytetarët serbë kundërshtojnë kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Radio Evropa e Lirë raporton se KFOR ka rrethuar sot me tela me gjemba komunën e Zveçanit për të evituar episode të dhunshme nga ana e protetsuesve.

Deri më tani 30 ushtarë të KFOR-it janë lënduar gjatë protetsatve në veri. Që prej 26 majit situata në veri të Kosovës është tensionuar, pasi qytetarët serbë nisën protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Si pasojë e rensioneve SHBA-ja, mbështetësja më e madhe e pavarësisë së Kosovës, vendosi të anulojë pjesëmarrjen e Kosovës në një stërvitje ushtarake të NATO-s, pasi Prishtina refuzoi t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.

NATO-ja do të dërgojë 700 trupa shtesë në Kosovë dhe do të vendosë një batalion tjetër në gjendje gatishmërie të lartë. Kjo, pasi trazirat në vend u intensifikuan prej se kryetarët shqiptarë morën detyrën në komunat me shumicë serbe në zonën veriore./albeu.com/


Shtuar 31.05.2023 07:54