PROTESTA/ Zbardhet skenari i opozitës, protestuesit do të mblidhen në disa zona, Berisha me deputetët nga selia e PD drejt Kryeministrisë

Ndërsa jemi disa orë nga nisja e protestës së parë kombëtare të opozitës që nga rikthimi i Sali Berishës në krye të PD, janë zbardhur edhe disa detaje në lidhje me organizimin.

Një grup protestuesish do të mblidhen në Sheshin Skëndërbej dhe një tjetër grup protestuesish në Sheshin Nënë Tereza.

Pas grumbullimit, të dyja grupet do të nisen drejt Kryeministrisë, ndërkohë që Sali Berisha së bashku me deputë dhe mbështetës të tij do të nisen drejt Kryeministrisë nga selia e PD. /albeu.com