Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë marrë pjesë në protestën për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë nga gomonia e drejtuar nga Arjan Tase.
Pasi kanë ecur për disa minuta në Bulevard, kreu i PD Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta kanë qëndruar krah për krah në protestë.
Berisha më herët ndezi qiri në shkallët e kryeministrisë dhe më pas u largua për të qëndruar mes qytetarëve.
Në fund të dy liderët patën edhe një shtrëngim duarsh me njëri-tjetrin./albeu.com/