Protesta për çmimet, aktivistja: E dimë që është krizë, por po abuzohet

Aktivistja e njohur, Edlira Çepani ka dhënë mesazhet e qarta drejtuar qytetarëve shqiptarë, ndërsa iu bëri atyre thirrje që të ngrihen në protestë.

Gjatë fjalës së saj para Kryeministrisë, Çepani shtroi pyetjen se sa do të përballojnë shqiptarëve me rritjen e çmimeve.

Ajo theksoi se shqiptarëve kanë taksën më të lartë të karburantit në rajon dhe botë.

“Kush nga ju përballon dot më rritje çmimesh?! Kujt nga ju nuk i ka ardhur në majë të hundës me abuzimet që janë bërë me lekët e shqiptarëve dhe taksave. Ne e dimë se ka krizë, luftë, por ka dhe abuzime. Kemi në çmimin e karburantit, taksat më të larta të rajonit dhe botë. Është koha që qeveria jonë të marrë masa si në të gjithë vendet e botës. 1.300 lekë paguajmë taksa në çdo litër karburant. Rritet çmimi i bukës, jo vetëm karburanti.”, tha ajo.


Shtuar 9.03.2022 17:56

Tags: