Protesta para Kuvendit dhe seancë plenare: PD mbledh grupin parlamentar për të vendosur nëse do të kthehet në parlament

Këtë të hënë, protestuesit janë mbledhur para Parlamentit, ashtu siç kishin paralajmëruar një ditë më parë. Ndërkohë, Kuvendi mban seancën e parafundit plenare të këtij sesioni, e cila pritet të fillojë në orën 12:00.

Partia Demokratike, e cila ka bojkotuar dy seancat e fundit plenare, do të mbledhë sot Grupin Parlamentar.

Të lidhura

None found

Pas debatesh të ashpra, grupi parlamentar duket se ka hyrë në një fazë reflektimi. Gazment Bardhi, u ka dërguar deputetëve një mesazh ku i udhëzon të përgatiten për mundësinë e pjesëmarrjes në seancë, por vendimi përfundimtar do të merret në seli një orë para fillimit të mbledhjes së Parlamentit, ku në qendër të diskutimeve pritet të jenë rezolutat e institucioneve të drejtësisë.

“Të hënën, datë 20 Korrik, ora 11:00 do të zhvillojmë mbledhje të Grupit Parlamentar të PD, në seli. Është caktuar seancë plenare të hënën, ora 12:00. Përgatitemi në çdo rast për seancën, që të jemi gati nëse grupi parlamentar vendos që të marrin pjesë”, ka njoftuar kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi.

Demokratët nisën bojkotin e seancave më 2 korrik, ditën kur qytetarët rrethuan godinën e Parlamentit.


Shtuar 20.07.2026 09:40

matbetmatbetJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişcasibom