“Rama është një hajdut që mjeron çdo ditë shqiptarët”, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën që po zhvillon opozita para Kuvendit.
Berisha tha se kryeministri krijoi bordin në mesin e krizës së çmimeve, duke vjedhur nga rritja e çmimeve 520 mln euro.
Më tej ai iu referua skandalit McGonogal, duke thënë se Rama 10 mijë dollar për një darkë me McGonigal.
Berisha: Rama është një hajdut që po mjeron çdo ditë shqiptarët. Rama ndan paratë me oligrakët, ndërsa për qytetarët thërrimet. Ai krijoi një bord në kulmet e krizës, mori nga rritja e çmimeve 520 mln euro. Po vjedh më shumë se kushdo në histori. Vodhi 10 mijë dollar për një darkë me McGonigal. Ai i ka bërë presion ministrave të firmosin për incneratorët. Antiamerikani më i madh pas Hoxhës është Edvin Kristaq Rama.
/albeu.com/