Ndërsa në Kuvend zhvillohet seanca plenare, qytetarët janë mbledhur këtë të martë në disa zona të qendrës së Tiranës, përgjatë hapësirës mes Bulevardit dhe godinës së Parlamentit.
Protestuesit kanë artikuluar akuza dhe thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike, duke kërkuar gjithashtu që SPAK të arrestojë kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Ballukun.
Të lidhura
None found
Protesta po zhvillohet në ditën e 101-të të rezistencës qytetare. Në pikat ku janë grumbulluar pjesëmarrësit është vënë re një prani e shtuar e forcave të policisë.
Gjatë tubimit, policia ka shoqëruar dy protestues. Deri tani nuk janë bërë publike rrethanat e plota të shoqërimit të tyre.
Seanca e parë plenare e sesionit të ri parlamentar ka nisur brenda Kuvendit. Në të njëjtën kohë, jashtë godinës, qytetarët vijojnë protestën në disa pika të qendrës së kryeqytetit.
