Protesta në Mirditë: Shoqërohen në polici rreth 20 persona

Policia ka shoqëruar rreth 20 persona, aktivistë dhe banorë të zonës për protestat për fabrikën e ujit.

Ditën e sotme banorët në fshatin Thirre të Njësisë Administrative të Fanit,  kanë dalë për të protestuar kundër ndërtimit të një hidrocentrali në zonën e tyre.

Ata janë shprehur se u janë falsifikuar firmat dhe nga ndërtimi i këtij heci kanë dëme të shumta.

Banorët kanë zgjedhur të protestojnë duke u mbledhur dhe me pankarta në duar. Në mbështetje të tyre kanë ardhur edhe banorët e Zallë Gjoçajt.

Banorët e Mirditës kanë kundërshtuar prej kohësh ndërtimin ndërtimin e HEC-eve, ku sipas tyre ato mund të shkaktojnë dëme të mëdha në këtë zonë.

 


Shtuar 11.04.2021 15:58