Kreu i PD-së Sali Berisha ka ndryshuar skenarin e partisë pas protestave në Zvërnec.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale Berisha u shpreh se ata kishin pasur në projekt të thërrisnin protestën kombëtare, por shtoi se nuk do donin të rivalizonin me tubimin në bulevard.
“Ne kemi patur në projekt të thërrasim protestën kombëtare, por nuk e kemi bërë për shkakun e vetëm të protestës së përditshme të qytetarëve.
Të lidhura
None found
Iu kemi dhënë atyre, në respekt të tyre i kemi dhënë përparësi, ndërkohë demokratët, të gjithë ata që kanë dashur të protestojnë kanë shkuar dhe kanë protestuar. Ky është qëndrimi.
Pra, as nuk kemi bërë përpjekje, kemi respektuar e kanë thirrur të tjerë, dhe kanë meritën e tyre, e kam quajtur të jo të arsyeshme që ne të rivalizojmë me një protestë, por përkundrazi të bëhet gjithçka për suksesin e saj në pjesëmarrjen qytetare, si qytetar.
Kështu që nuk mund të them se ne e ndjekim me shumë angazhim këto zhvillime, shohim që kriza po thellohet në mënyrë të pandalshme.
Shohim qëndrimet e Edi Ramës bëhen çdo ditë e më të papërgjegjshme. Por ne, thashë, jemi të gatshëm në çdo moment, në çdo kohë, të vazhdojmë përmbushjen e misionit tonë.
Përsa i përket mbledhjes, këtë javë mblidhet Këshilli Kombëtar, këtë javë zgjidhet Kryesia e Partisë Demokratike, këtë javë pra plotësohen të gjitha.
Është lënë edhe pak kohë se ka patur ndonjë ankesë dhe shpresoj që çdo njeri që ka dyshimin më të vogël në numërimin e votave, është i ftuar nga unë të vijë të rinumërojë votë për votë votat e tij”, u shpreh Berisha.
