Ditën e sotme pas protestave të zhvilluar nga pedagogët ka reagur edhe qeveria e cila ka vendosur që të bëjë një rritje rroge.
Ministrja e Arsimit, Ministria Kushi deklaroi se është vendosur se paga e pedagogëve do të rritet me 15%.
“Sot kemi vendosur që pagat e pedagogëve të rriten me 15 për qind, 7 për qind mbulohet nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër nga Universiteti, mbështetja jonë për universitet do të jetë edhe më e madhe. Pedagogët të ardhurat i sigurojnë jo vetëm nga paga bazë por kanë edhe shumë mundësi të tjera, ndryshe nga mësuesit. Kanë mundësi të tjera, jo vetëm nga buxheti i shtetit por edhe nga programet e financuara nga BE”, tha ministrja Kushi.
Kushi nuk e përjashtoi mundësinë që kufiri prej 15 për qind të rritet sërish me kalimin e kohës./albeu.com