Opozita ka paralajmëruar protestën e radhës ditën e sotme në orën 10:00.
Protesta do të zhvillohet jashtë ambienteve të Parlamentit. Rreth 700 efektivë policie janë në gatishmëri, ndërsa i gjithë perimetri i godinës së seancave plenare do të jetë i rrethuar me uniforma blu.
Mësohet se në të gjithë zonën janë shtuar masat e sigurisë.
Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA do të jenë të dislokuara në pjesën e anësore të parlamentit. Ndërsa efektivë të Gardës janë dislokuar në pjesën anësore nga krahu i “Pedonales” nga pritet të bëhet edhe hyrja e deputetëve.
Policia do marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku rreth orës 09:30 do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit./Albeu.com/