Protesta e opozitës/ Meta e nis ditën me Dritëro Agollin: Një agim i ri po lind

Ditën në sotme, opozita mban protestën e radhës, presidenashkisë së Tiranës, ndërsa presidenti i i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e nisur ditën me Dritëro Agollin.

Përmes një mesazhi në llogarinë e tij në “Facebook”, Meta thekson se Dritëro Agolli nuk kishte frikë nga vdekja, ku shtoi se halli e kishte detyruar që të bashkëjetonte me mashtrues pa qenë kurrë i tillë.

Mes të tjerash, Meta paralajmëron se; “Një Agim i Ri po lind”.

Reagimi i Metës:
“Dritëroi nuk kishte frikë fare nga vdekja se e dinte që kishte bërë gjëra të mëdha, po linte vepra të mëdha dhe vargje të përjetshme, por edhe thënie të mëdha se halli e kishte detyruar edhe të bashkëjetonte me mashtruesit pa qenë kurrë i tillë.
Por një Agim i Ri ☀️ po lind i dashur Avokat, si ai Ylli i Mëngjesit në Krujë, siç e përmend Longfelloë te poema e tij kushtuar Skëndërbeut!
5 prioritetet për 4 milionë shqiptarë plus janë ilaçi më i mirë edhe për mashtruesit që kanë filluar negociatat për të zëvendësuar shqiptarët me “proletarët e gjithë botës”!
Iku Internacionalja e mashtruesve avokat!
Iku sepse Shqipëria nuk ka ndërmend të iki! ✌🇦🇱”, shkruan Meta.


Shtuar 14.05.2024 08:45