Protesta e opozitës, mbi 1000 forca policore në terren, RENEA në gatishmëri

Mbi një mijë forca policore do jenë në terren këtë të shtune për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga Partia Demokratike.

Patrulla të rendit, Forcat “Shqiponja” dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Garda e Republikës do jenë në rreshtin e parë. Qëllimi i tyre do jetë mbrojtja e institucioneve.

Në disa prej shtyllave te Dëshmoret e Kombit janë vendosur edhe altoparlantë ku herë pas herë protestuesve do u bëhet thirrje nëse do ketë incidente.

Gjithashtu ne ketë plan masash janë përfshire edhe RENEA, të cilët do jenë në gatishmëri nëse situata agravon dhe del jashtë kontrollit. Mes turmës pritet të ketë edhe agjentë civilë që do monitorojnë nga afër territorin , duke dhëne informacione nëse shohin persona me precedent penal, apo nëse persona të caktuar kryejnë akte dhune.