Protesta e kamionistëve në 4 shtete/ Bllokohet për 3 ditë kalimi në pikat kufitare për shkak të grevës

Autoritetet doganore shqiptare njoftojnë se nga nesër deri më 16 prill do të bllokohet lëvizja e mjeteve të rënda drejt Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Ky kufizim vjen si pasojë e një greve 72-orëshe të paralajmëruar nga shoqatat e kamionistëve të rajonit, e cila nis në orën 09:30.

Për të shmangur bllokimet dhe incidentet në akset rrugore, policia nuk do të lejojë kalimin e kamionëve deri në përfundimin e plotë të protestës. Gjatë kësaj periudhe, do të lejohet qarkullimi normal vetëm për autoveturat, autobusët e udhëtarëve dhe mjetet e emergjencës.

Të lidhura

None found

Edhe pse arsyeja zyrtare e kësaj greve mbetet ende e paqartë, dyshohet se lëvizja lidhet me pakënaqësitë e vazhdueshme të transportuesve. Kujtojmë se në shkurt, këto shoqata protestuan ashpër kundër rregullave të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen.


Shtuar 13.04.2026 18:42