Protesta e doganierëve grekë bllokon për 4 orë qarkullimin në Kapshticë

Këtë të hënë, qarkullimi i automjeteve dhe udhëtarëve përmes pikës kufitare të Kapshticës, është ndërprerë përkohësisht si pasojë e protestës së punonjësve të doganave greke.

Pala greke ka pezulluar aktivitetin nga ora 05:00 deri në 09:00, duke mos lejuar gjatë këtij intervali kalimin e qytetarëve dhe mjeteve.

Të lidhura

None found

Disa udhëtarë, ndonëse përfunduan procedurat në pikën shqiptare dhe dolën nga territori i Shqipërisë, u detyruan të prisnin rihapjen e doganës greke për të vazhduar rrugën drejt Greqisë.

Nisma e protestës është ndërmarrë nga sindikata e doganierëve grekë. Punonjësit kërkojnë shtim të personelit, kushte dhe paga më të mira, si edhe përmbushjen e zotimeve të qeverisë greke lidhur me trajtimin e tyre në administratën publike.

Sipas doganierëve, numri i pamjaftueshëm i punonjësve dhe volumi i madh i punës po pengojnë funksionimin e rregullt të shërbimeve doganore dhe pikave të kalimit kufitar.

Ata kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin forma të tjera proteste në ditët e ardhshme, nëse autoritetet greke nuk marrin parasysh dhe nuk zbatojnë kërkesat e tyre.

Në Kapshticë, lëvizja pritet t’i rikthehet normalitetit pasi të përfundojë orari i protestës. Udhëtarëve u është rekomanduar të llogarisin vonesat e shkaktuara në kufi.


Shtuar 27.07.2026 08:08

holiganbetJojobetPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetCasibomCasibomjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort