Protesta e 7 korrikut, Sali Berisha tregon me kë do të jetë në shesh       

Ish- kryeministri Sali Berisha u shpreh ditën e sotme se një koalicion i madh do të dalë për të prostestuar në shesh në 7 korrik në orën 19:00 në kryeqytet.

Duke folur në mbledhjen e kryesisë së PD, Berisha nuk harroi të sulmojë sërish bordet e ngritura nga qeveria për përcaktoimin e cmimeve në këtë kohe krize.

“Protesta e 7 korrikut ka një rëndësi shumë të madhe jo si një protestë e PD-së, por si një protestë e mbarë qytetarëve shqiptarë. Nuk ka dyshim se roli i PD-së në organizimin e kësaj proteste është përcaktues, por PD shkon drejt kësaj proteste me një koalicion të gjerë me shoqërinë civile, personalitete publike dhe forca politike opozitare të vërteta parlamentare dhe jashtë parlamentare”, tha Berisha.

Sipas tij “Nuk ka dyshim se problemi më kryesor është një lak në fytin e shqiptarëve që po shtrëngohet çdo ditë e më shumë nga çmimet stratosferike të bordeve komuniste të qeverisë së Edi Ramës. Unë mund tu them shqiptarëve se bordet për llogari të qeverisë dhe të oligarkëve janë shndërruar në një mekanizëm gjakpirës, të cilët rrisin çmimet jashtë çdo lloj logjike tregu. Dy ditë më parë fuçia e naftës në bursë ka qene 108 dollarë, nafta në treg ka qenë mbi 2600 lekë. Një muaj më parë kur fuçia e naftës ishte 108 dollarë, çmimi i naftës në tregun shqiptar ishte 2240 lekë. Bordet janë bërë zëdhënëse të një shfrytëzimi të egër të  qytetarëve shqiptarë”./albeu.com