Protesta e 12 nëntorit, Sali Berisha mbërrin në seli

Vetëm dy orë nga nisja e protestës së opozitës, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD-së.

Ende nuk dihet nëse Berisha ka nisur një mbledhje me grupin e PD-së, apo ka vendosur të niset nga selia blu drejt protestës.

Ndërkohë qytetarët pritet të mblidhen mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ndërsa nuk dihet se sa do të zgjasë tubimi pasi Kreu i PD-së ka njoftuar se nuk do të zgjasë vetëm dy ashtu siç i është dhënë leje.

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër bëjnë me dije se mbi 3000 demokratë e qytetarë shkodran pritet t’i bashkohen protestës.

Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën./albeu.com