Mbrëmjen e 11 korrikut opozita ka thirrur një protestë kombëtare e cila do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë.
Bardhi përmes një postimi në rrjetet sociale tha se në takimet me qytetarë dhe bizneset pranë zonës së Pazarit të Ri, Njësia 2 Tiranë, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të PD Falmur Noka, anëtarët e Kryesisë dhe strukturat drejtuese të degës, kuptuam nga afër padurimin e qytetarëve për tu bashkuar në projektin për ndryshimin e gjendjes në vend dhe për një ekonomi që garanton mirëqënien për çdo qytetar shqiptar.
“Ekonomia është dështimi më i madh i Qeverisë së Edi Ramës dhe kryearsyeja për të ngritur zërin e protestuar në 11 Korrik, ora 20:00 përpara Kryeministrisë. Shqipëria për shkak të politikave të gabuara të Edi Ramës renditet e para në Europë për numrin e madh të popullatës në pasiguri për ushqim, e krahasueshme vetëm me disa shtete në Afrikë”, tha Bardhi.