Protesta/ Berisha: Sot Shqipëria vërshon drejt Tiranës

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shkruan se Shqipëria sot vërshon drejt Tiranës, për t’ju bashkëngjitur protestës madhështore që do të zhvillohet në orën 20:00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Berisha shkruan se bashkë me shqiptarët që vijnë nga i gjithë vendi, edhe qytetarët e Tiranës do të dalin në shesh dhe të shënojnë një fitore për veten e tyre dhe për Shqipërinë.

“Sot Shqipëria vërshon drejt Tiranës, tiransit të gjithë në shesh!

Fitore”, shkruan lideri i opozitës, Sali Berisha në mesazhin e tij në Facebook.


Shtuar 11.07.2024 14:20