Prostitucioni me të mitura/ 17-vjeçarja mbron Lorelën: E kam bërë vetë, ajo është e pafajshme

Gjatë një interviste televizizve, 17-vjeçarja në Athinë që është shfrytëzuar seksualisht nga një grup tutorësh që përdornin vajzat e mitura për prostitucion, thotë se çdo gjë e ka bërë me dëshirë dhe nuk është detyruar nga askush.

E mitura ka mbrojtur edhe 31-vjeçaren shqiptare Lorela K., e cila është e arrestuar si një nga tutoret.

Por sipas saj në pranga duhet të jetë një 26-vjeçare, e cila në fakt u arrestua nga policia greke një ditë më parë.

“Ajo është e pafajshme. Unë shoqërohesha me të por ajo nuk më përfshiu. Donte të më pengonte në këtë situatë. Njerëz të tjerë që duhet të ishin brenda nuk janë. 26-vjeçarja që u kap dje duhet të ishte brenda, ajo merrte vajza të vogla 14-15 vjeçare, jo 31-vjeçarja. Unë i njoh këto vajza. Unë vetë merrja 150 Euro. Nuk është e vërtetë që kam qenë viktimë e tutorëve, nuk më shfrytëzoi njeri, e bëra vetë”, thotë ajo.

Më pas e mitura flet edhe për fotot n*udo që postoheshin në rrjetet sociale për të gjetur klientë.

“Gjeja klientë nga Instagrami. Dikush tjetër publikonte reklama pa e ditur ne. 34-vjeçari i ka postuar fotot pa dijeninë tonë. Ai na fotografonte me pëlqimin tonë që t’i mbante fotot, por jo për t’i publikuar. Policia po heton që të kapë persona të pafajshëm”, shtoi 17-vjeçarja.

Edhe 34-vjeçari u arrestua që ditën e parë së bashku me Lorelën dhe me një klient i cili kishte kryer disa herë marrëdhënie s*eksuale me 2 të mitura, duke i paguar 100 Euro secilën për çdo herë.

Në total, numri i të arrestuarve nga policia greke i spirales që shfrytëzonin vajza të mitura për prostitucion në Athinë ka shkuar në 5.

 


Shtuar 16.01.2024 15:17